AKTIVITETI I SHOQATES KOLPING


Çfarë kemi bërë...

Shoqata Shqiptare Kolping vepron në bazë të Statutit të miratuar në Kuvendin Kombëtar si dhe Bordit Shoqatës Ndërkombëtare. Në bazë të Statutit organet drejtuese të Shoqatës Shqiptare Kolping janë:

-          Kuvendi Kombëtar, i cili është organ ligjvënës

-          Bordi Kombëtar i Drejtorëve, i cili është organ drejtues

-          Bordi Kombëtar Ekzekutiv, i cili është organ administrativ

-          Protektori

Ndërtimi dhe vënia në funksionim e Qëndrës Kolping në Shkodër ka qënë një nga veprimtaritë më të rëndësishme. Ajo u ndërtua me fondet e Projektit të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Përvec kësaj një qëndër me përmasa të vogla është ndërtuar edhe në Gramëz, ku salla dhe kuzhina që janë pronë e Shoqatës Shqiptare Kolping shërbejnë për aktivitete të ndryshme të Familjes Kolping të Gramzës dhe Famullisë.

Në Kallmet me fondet e donatorëve të ndryshëm janë bërë disa ndërtime të vogla si furra e bukës, e cila ka shërbyer jo vetëm për përgatitjen e bukës në fshat, por edhe për punësimin e antarëve të Familjes Kolping të Kallmetit.

Më 22 Maj 2004 u formua Rinia Shqiptare Kolping

Organizimi i takimeve dhe seminareve me karakter edukues dhe formues ka ndërgjegjësuar antarët e shoqatës duke i ndihmuar që të afirmohen kudo si të krishterë, nëpërmjet mënyrës së jetesës së tyre, punës, martesës dhe familjes në shoqëri dhe në shtet.

Nëpërmjet veprimeve aktive, shoqata përpiqet t’i shërbejë antarëve të saj duke i nxitur për të mirën e përbashkët, për rinovimin e vazhdueshëm të humanizmit të shoqërisë. Shoqata organizon kurse dhe trajnime të ndryshme, veprimtari sociale dhe ekonomike për të ndihmuar në ngritjen e nivelit arsimor dhe profesional të antarëve.


* * *


Rritja e numrit të familjeve Kolping ka ndikuar jo vetem ne zgjerimin e hartes, se familjeve Kolping ne Shqiperi, por edhe te shtimit te aktiviteteve.

Keshtu gjate 6 mujorit te pare te vitit jane zhvilluar nje sere aktivitetesh.

Me 28 janar u zhvillua mbledhja e pergjitheshme e Shoqates ku u analizua puna e kryer gjate vitit 2006 dhe u miratua programi i punes per vitin 2007.

Me 26 shkurt u zhvillua mbledhja e bordit kombetar ku u moren nje sere vendimesh per nje ecuri me te mire te Shoqates sone

Ne kuadrin e aktiviteteve permendim takimin e rinise te zhvilluar ne Kosove nga data 10-13 mars, ku u zhvillua seminari me teme “ Ndikimi i globalizimit ne shoqeri”

Me 26 maj u zhvillua ne qendren kolping te Shkodres seminar i te rinjve; “Roli i te rinjve procesin e globalizimit”

Me 9 qershor u zhvillua mbledhja e bordit kombetar ku u trajtuan problemet e dala ne menaxhimin e Qendres se Shkodres dhe u moren vendime per rritjen e efektivitetit te kesaj qendre.

      Ne kuadrin e aktiviteteve mund te permendim;

Inagurimi i Qendres se Durresit me 20 Janar, ne Pistull me 30 qershor aktivitet me rastin e mbylljes se vitit shkollor

Projekte te zbatuara ne Lezhe, Durres, Shelqet- kurs kompjuteri

 






replace with your keywords replace with your keywords replace with your keywords replace with your keywords replace with your keywords replace with your keywords replace with your keywords replace with your keywords