|
ALBANIA
Kush ka qënë Adolph Kolping ?
Adolf Kolping u lind më
08.12.1813 në Kerpen (Këln), ku
ndoqi shkollën e mesme dhe ku mësoi
zanatin e këpucarit. Por ky profesion nuk
i jepte kënaqësi, prandaj
ai hyri në shkollën për
meshtarë në Këln
me 1837. Pas mbarimit të studimeve në
Mynih, Bon dhe Këln ai u shugurua prift më
13 prill 1845 në kishën Minoriten
në Këln.
Në
qytetin industrial të Wuppertal-Eberfeld (1845-1849), ai
mësoi për varfërinë
e punëtorëve. I nxitur nga Shoqata
e të rinjve, e krijuar nga mësuesi
i tij Johan Gregor Breuer, Kolpingu kuptoi detyrën
e tij të afronte zejtarët e rinj
dhe punëtorët dhe ti krijonte mundësinë
e një vendi në kishë.
Më 6 maj 1849 ai themeloi në Këln
shoqatën e çirakëve
të Këlnit që
u bë edhe pika e nisjes së veprës
së Kolpingut.
Kolpingu vdiq më
4 dhjetor 1865 dhe u varros në Kishën
Minoriten, ku kishte qënë edhe
rektor që nga viti 1862. Papa Gjon Pali
II e ka shenjtëruar më 27 tetor
1991.

|